Saturday , 20 January 2018
Breaking News

RAMA ME AMBASADORËT, VASILI: KRIMI NË KRYE TË QEVERISË LARGON INVESTIMET

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës në takimin me ambasadorët në Konferencën “Diplomacia Ekonomike”. Vasili thotë se krimi në krye të qeverisë largon dhe përzë investimet e huaja në Shqipëri.

Për LSI, përgjegjësia ka vetëm një emër që është Rama, ndërsa  e akuzon se urdhëroi të pengohej drejtësia për ish ministrin Tahiri.

STATUSI I VASILIT:

Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja.

Qe droga dhe krimi i organizuar jane ulur kembekryq ne Shqiperi e thote BE,SHBA,OSBE dhe gjithe media boterore.

Kur e thote opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjereve, qe i rrijne nga pas eshte faj,gabim,herezi. Po po, droga dhe krimi i bere njesh me pushtetin po e shkaterrojne vendin.

Pergjegjesia ka vetem nje emer qe eshte kryetrafikanti, qe urdheroi te pengohej drejtesia per ish ministrin e akuzuar nga Europa.Edhe per kete e gjithe Europa po flet.

Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Fjalimet e kryeministrit per diplomaci ekonomike jane humor ku qeshin e gezojne trafikantet dhe qajne e hidherohen shqiptaret.

Lexoni dhe kete

RAMA: NE QARKUN E LEZHES KEMI FINANCUAR 220 PROJEKTE

Në të gjithë qarkun e Lezhës janë financuar 220 projekte nga Qeveria Shqiptare, por nevojat …