Sunday , 17 December 2017
Breaking News

RAMA: ANETARESIMI NE BE, S’DUHET TE KTHEHET NE ILUZION

Gjatë forumit të Ballkanit Perëndimor, “Miqtë e Europës”, që është duke u mbajtur në Brukesl, Kryeministri Rama u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian, Shqipëria nuk do të mundte të realizonte reformat që po kryhen në vend. “Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk duhet të kthehet në iluzion. Pa ndihmën e BE nuk do bëheshin dhe reformat që po kryejmë. Reforma në drejtësi, sepse ne duam të jemi pjesë e familjes europiane”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha më tej se pas shumë dekadash konflikte, situata në Ballkan është e re. “Unë shpresoj se shtetet anëtare do të pajtohen me BE. Ne e duam BE-në në formë të mirë, që ne të përfitojmë maksimalisht nga ky sinkronizim formash”.

I pyetur se cila është ëndrra e BE brenda rajonit, Rama u shpreh: “Ëndrra e BE është të jemi pjesë e familjes me rregulla të qarta, ku gjithkush respekton rregullat, shtetin e së drejtës, për të pasur shtet dhe institucione të forta. Kjo ka të bëjë me të qënit pjesë e një familje që përfaqëson vlera unike”, tha Kryeministri.

Lexoni dhe kete

PASAPORTA E TAHIRIT, ALIBEAJ: PO I NGUSHTOHET RRETHI ATIJ DHE RAMËS

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për sa i përket …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin