Tuesday , 26 October 2021

RAMA – BASHA DEBAT NË KUVEND

Teksa ishte në fund të fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, po fliste për përballjen e vendit me Covid-19, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndërhyrë nga vendi.

Ndërkohë që Rama nënvizonte se vendi nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë, Basha i kujtoi sipas tij numrin e vërtetë të viktimave, 16 mijë.

Kësisoj, akuzat nga vendi të Bashës bënë që kryeparlamentarja Nikolla të ndërhynte duke kërkuar qetësi.

Ndërkohë, me propozim të deputetit demokrat, Tritan Shehut, kuvendi mbajti një minutë heshtje për 50 mjekët që humbën jetën nga Covid-19.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …