Sunday , 28 February 2021

RAMA- BERISHA, DEBAT NE PARLAMENT

Medalja dhënë Shyqyri Çokut nga qeveria e majtë një vit më parë, është vënë në qendër të debateve në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Sali Berisha. Përballë sulmeve të deputetit demokrat por edhe të përfaqësuesve të tjerë të së djathtë në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se qeveria ka marrë vendim për të tërhequr të gjitha medaljet që janë dhënë për 70-vjetorin e Çlirimit nga Ministria e Mbrojtjes.

Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se ligji për veteranët është amenduar në vitin 2013. Rama tha se qeveria ra pre e listës abuzuese të veteranëve që Berisha kish dekretuar në vitin 1995 si president në qeverinë Meksi, listë ku është dhe emri i Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit.

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha u përballën mes tyre në parlament lidhur me importin e Alpinëve nga malet nëbregdet. Berisha akuzoi Ramën për diskriminim krahinor, ndërsa vetë Kryeministri tha se shqiptarët e dinë mirë se kush ka nxitur përçarjen ndër vite.

Pjese e debatit u be edhe procesi I legalizimeve ndersa shefi I qeverise kerkoi nga ish- kryeministri qw tiu kërkojë falje shqiptarëve që i mashtroi për legalizimin e objekteve të tyre. Ndersa beri thirrje per mosbindje civile Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos plotësojnë aplikimet për legalizim dhe të mos i paguajnë asnjë lekë shtetit për këtë proçes, pasi ai do iua legalizojë ato falas.

Lexoni dhe kete

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE DHE PROBLEMATIKAT E TREGUT

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi një vizitë në fshatin Kosmaç, …