Rama e thote shqip: Kosova eshte realitet i pamohueshem!

Pėrmendja e Kosovės nga ana e kryeministrit Rama duket se e prishi “magjinė” e mesazheve pėr bashkėpunim e paqe qė vinte direkt nga Beogradi. Deklarata e Ramės se Kosova e pavarur ėshtė tashmė njė e vėrtetė e pamohueshme, u cilėsua si provokim nga kryeministri serb Vuēiē, i cili u hodh nė mbrojte duke thėnė: “Sė pari nuk kam pritur njė provokim dhe qė do fliste pėr Kosovėn. Nuk do ia lejoj askujt ta ulė Serbinė kėrtu nė mes tė Beogradit, mė vjen keq qė ka folur pėr tema qė s’ishte parashikuar tė flisnim”.

Nė njė deklaratė mė tė gjatė se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė parė nga e ardhmja e pėrbashkėt evropiane, duke nėnvizuar se shqiptarėt kanė kurajėn, vizionin dhe besimin se bashkė me Serbinė duhet tė ecin pėrpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisė shqiptare nuk la asnjė temė pa prekur, duke pėrmendur edhe pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn theksoi se tashmė ėshtė njė realitet i pamohueshėm, i ligjėruar dhe qė i ka shėrbyer sigurisė sė Ballkanit.

“Pėr Kosovėn kemi dy qėndrime krejt tė ndryshme. Por realiteti ėshtė njė dhe i pandryshueshėm, Kosova e pavarur ėshtė njė realitet i pamohueshėm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovės nga vendet evropiane qė ende nuk e njohin atė ėshtė e rėndėsishme. Pavarėsia e Kosovės e ka bėrė Ballkanin mė tė sigurtė. Ēdo perceptim i ri i Serbisė ndaj kėtij realiteti ėshtė i mirėpritur prej nesh. Ne e ēmojmė dhe promovojmė dialogun Kosovė-Serbi. Ky dialog ėshtė njė sukses evropian.”- deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se shpreson qė gjenerata e re qė qeveris Serbinė do t’i respektojė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės si njė urė me rėndėsi strategjike pėr lidhjen e fateve evropiane tė dy vendeve.

Shefi i qeverisė shqiptare nėnvizoi se shqiptarėt kanė kurajėn, besimin dhe vizionin pėr tė shtrirė dorėn e bashkėpunimit tė sinqertė.

“Rastėsia desh qė njė ditė pas kremtimit tė 25 vjetorit tė murit tė Berlinit tė ngrihet sot kėtu nė Beograd flamuri kombėtar i Shqipėrisė dhe tė nderojmė himnet e njėri-tjetrit pėr tė parin takim mes dy kryeministrash pas 68 vitesh. Sa shumė varet sot e ardhmja jonė nga sa mundet tė bėjmė sė bashku nė rrugėn e bashkimit me Europėn qė veē e veē do tė jetė shumė v vėshtirė pėr secilin prej nesh. Do tė na duhet vizion, kurajo, besim i ndėrsjellė, por sidoqoftė nuk do tė jemi vetėm nėse nuk do tė lejojmė qė historia tė ndikojė negativisht marrėdhėniet mes nesh dhe qėndrimin e Europės ndaj nesh. Ne Ballkani kemi nevojė pėr Europėn e bashkuar, por edhe Europa ka po aq nevojė pėr ne. Vizioni i Europės sė bashkuar na ka bashkuar mė nė fund tė gjithėve nė rrugėn e paqes. Ne shqiptarėt e kemi edhe kėtė vizion dhe kėtė kurajo. Ju shtrijmė dorėn e njė bashkėpunimi po aq tė sinqertė saē ėshtė e sinqertė bindja jonė se fėmijėt tanė nuk duhet tė vuajnė prej sė shkuarės. Tė krijojmė sė bashku kushte tė reja tė favorshme pėr zhvillimin ekonomive dhe shoqėrive tona”- deklaroi Rama.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresĆ«s dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet nĆ« …