Tuesday , 21 November 2017

RAMA: FUND SITUATES SE KANABISIT NE SHQIPERI

Kryeministri Edi Rama tha se betejën ndaj kanabisit qeveria e tij e ka fituar, ndërsa ky vit do t’i japë fund njëherë e mirë këtij fenomeni. “Qeveria e ka fituar betejën me kanabisin. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë e konfirmojnë se terreni është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. BE është e informuar në kohë reale për progresin. Ndaj, kush do rol në këtë film, duhet të gjejë rol në një film tjetër se ky film mbaron këtë vit”, tha Rama.Gjatë një mëngjesi pune me gazetarët ne Velipoje, Rama tha se hapi tjeter I qeverise eshte lufta ndaj trafikanteve dhe krimit.

Por, si e pret Edi Rama opozitën dyngjyrëshe, siç ai e ka cilësuar, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar?  “Në aspektin politik, ne na intereson një opozitë varrmihëse e vetvetes, siç ishte 4 vjet, por çfarë na duhet ne për të qeverisur më mirë, na duhet një opozitë që s’i referohet burimeve të forcës fizike dhe gjuhës, por arsyes, një vizioni programi e tërësie qëllimesh që bëjnë diferencën. Kurrizi LSI nuk është pikë referimi për gjërat e mëdha, s’ ka qenë asnjëherë qëllimi që të bëjmë gjëra të caktuara duke matur kurrizin e LSI-së. Se çfarë opozite do jetë LSI, mbetet për tu parë në veprim sepse nuk është njësoj si PD-ja, është tjetër lloj qënieje dhe tjetër lloj tërësie arsyesh pse LSi është në opozitë”, deklaroi Rama.

Pak orë përpara mbajtjes së dy seancave të njëpasnjëshme në Parlament të shtunën, Edi Rama përfundoi në Velipojë takimin e dytë me kabinetin e ri qeveritar, njësoj hermetik si ai i Llogarasë, ku është diskutuar përgjatë dy ditëve për mënyrën sesi shkrirja e ministrive dhe institucioneve nën varësi do të funksionojë, ndërsa qeveria “Rama 2” tashmë i ka gati piketat e drejtimit të vendit në çdo sektor.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: BASHKEPUNIMI NGA BASHKIA NUK KA MUNGUAR, PROBLEM QEVERIA

Deputetja e PD- se ne Shkoder Izmira Ulqinaku ka dale ne nje deklarate per shtyp …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin