RAMA: FUSHE ARREZ- REPS, KTHEHET NE RRUGE TURISTIKE

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Rreps i është nënshtruar rikonstruksionit duke u shndërruar në një segment turistike.  Lajmin e ka bërë të ditur këtë mëngjes kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar fotot e shtrimit të rrugës, një shteg që ai e quan torturues për personat që kanë kaluar aty.

“Me këto foto të aksit Fushë Arrëz-Rreps, që nga një shteg torturues kthehet pas 50 vjetësh në një rrugë turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe fotot e këtij aksi.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Rruga Reps-Gjegjan-Fushë Arrëz, që dikur ishte arteria e vetme që lidhte Shqipërinë me Kosovën, është tërësisht e amortizuar. Me ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, ky aks u la plotësisht në harresë. Mijëra banorë të kësaj zonë ka ngritur me dhjetëra herë shqetësimin për mungesën e kësaj rruge. Ky aks rrugor, edhe pse rreth 26 km, është cilësuar si “rruga e vdekjes”, për shkak të aksidenteve tragjike që kanë ndodhur. Rikonstruksioni i kësaj rrugë, është padyshim një lajm i mirë dhe pritet t’i japë një hov të ri kësaj zone. Shumë nga banorët janë detyruar të largohen nga kjo zonë për shkak të mungesës së rrugës dhe shërbimeve të tjera.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …