Rama: I kėrkova Presidentit njė Guvernator tė huaj

Ashtu sikurse kishte premtuar, Kryeministri Rama foli pėrball gazetarit Blendi Fevziu pėr arrestimin e Guvernatorit Fullani.

Kreu i qeverisė tha se ishte informuar pėr ndalimin e kreu tė Bankės Qendore vetėm pak orė para ekzekutimit tė vendimit tė gjykatės, ndonėse pranoi se Prokurori i Pėrgjithshėm e kishte lajmėruar se hetimet pėr skandalin e vjedhjes se parave mund tė shkonin shumė lart nė hierarkinė e Bankės.

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Kam pasur njoftim qė do tė arrestohej Guvernatori Fullani. E kam marrė vesh kėtė gjė nė momentin kur Ministrit tė Brendshėm ėshtė njohur me kėrkesėn pėr arrestimin e Guvernatorit. Prokurori i Pėrgjithsshėm mė ka informuar qė hetimet mund tė shkojnė deri lart”.

I pyetur se pėrse gjatė hetimeve tė Prokurorisė nuk ėshtė marrė nė pyetje Shefi i Sigurisė sė Bankės, i cili ėshtė babai i Drejtoreshės sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, Briseida Shehaj, Kryeministri, duke iu referuar kėtij lajmi tė dhėnė nė gazetėn Panorama, tha se pronari i kėsaj tė pėrditshmje e ka kėrcėnuar Drejtoren e Tatimeve dhe familjen e saj dhe se ai ben pjesė nė njė klub mediash qė vendosin dhe heqin gjoba.

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Drejtorja e Tatimeve prej disa kohėsh, sėbashku me kolegėt e saj gjendet nėn presionin e drejtėpėrdrejtė tė pronarit tė kėsaj gazete. Shpeshherė publiku jonė manipulohet nga tė tilla faqe tė para qė pėrdoren si maska ose pėr tė hėnė gjoba, ose pėr tė hequr gjoba tė ligjshme, x botues ose x botues tjetėr.

Blendi Fevziu – Gazetar: “Nėse kėtė e thoni ju qė jeni Kryeministėr i kėtij vendi I bie qė ky vend ėshtė nė njė situatė shumė tė rėndė Z. Kryeministėr?”

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Ju jeni pjesė e klubit qė vendos gjoba, flas pėr klubin e madh tė njerėzve qė botojnė nė kėtė vend, ndėr tė cilėt ka edhe nga ata qė venė gjoba, jo qė jeni ju qė vini gjoba”.

Kryeministri pranoi si i ka kėrkuar Presidentit qė tė konsiderojė njė profesionist tė huaj pėr ta propozuar nė postin e Guvernatorit.

Ai pranoi gjithashtu se Presidenti ka tė drejtė kur thotė se ligji nuk e lejon kėtė, por la tė kuptohet se emėrimi mund tė bėhet pas ndryshimit nė ligj.

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Unė besoj dhe dua ta them hapur pėr tė gjithė qė sigurisht propozimi i takon Presidentit por ajo qė i kam kėrkuar Presidentit ėshtė qė tė konsiderojė kandidaturėn qė ai e ka tagėr ta kėrkojė dhe ta gjejė, tė njė Guvernatori tė huaj. Sigurisht ēka dėgjova kėtu, sepse nuk e kisha ndjekur, ėshtė tėrėsisht korrekte nga pikėpamja ligjore por nuk ėshtė absolutisht diēka qė nuk mund tė kapėrcehet edhe ligjėrisht”.

Kryeministri garantoi se pėr sigurinė e Papės gjatė vizitės kėtė tė dielė nė Tiranė, janė marrė tė gjitha masat, por sipas tij jo si meritė e Shėrbimeve Inteligjente Shqiptare.

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Shėrbimet Inteligjente me tė cilėt ata bashkėpunojnė janė shumė mė tė ftilluara sesa Shėrbimi ynė Sekret, qė ėshtė i lodhur deri nė palcė dhe absolutisht qė nuk ka asgjė pėr tu shqetėsuar”.

Kryeministri e vlerėsoi si tė suksesshėm vitin e parė tė qeverisė sė tij, duke thėnė se janė pėrmbushur disa premtime tė rėndėsishme elektorale. Pėrsa i pėrket situatės ne sistemin energjitik, kur Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka sugjeruar rritjen e faturimit tė energjisė, Kryeministri tha se ēmimi i energjisė nuk do tė rritet dhe se ēdo ndryshim nuk do tė prekė shtresat nė nevojė.

Edi Rama – Kryeministėr i Shqipėrisė: “Pensionistėt, shtresat nė nevojė dhe me rrallė, e qė janė sot tek fasha e mbrojtur nuk ka dhe nuk do ketė rritje. Pėrgjegjėsia e qeverisė ėshtė tė mbrojė ata tė cilėt nuk mund tė pėrballojnė asnjė rritje ēmimi. Do ta shikojmė do tė rritet ēmimi i energjisė apo nuk do rritet. Unė them nuk do rritet ēmimi i energjisė nė Dhjetor”. 

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitĆ«s sĆ« kryeministrit Edi Rama nĆ« ShkodĆ«r. Raportohet se Rama bashkĆ« …