RAMA KUNDER PRESIDENTIT META

Vetëm pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta shpalli vendimin për çdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore, reagoi edhe Rama. Nga Berati, kryeministri u tregua këmbëngulës. Ai u shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.

Rama komentoi edhe zbulimet e gazetës gjermane, që sipas tij nuk janë zbulime të një gazete gjermane, por janë nxjerrje e një sekreti hetimor.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …