Sunday , 17 January 2021

RAMA: MË TË KEQEN E KEMI HEDHUR PAS KRAHËVE

Kryeministri Edi Rama pretendon se më të keqen me pandeminë e kemi lënë pas.

Duke publikuar një video me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me disa investime në spitale, Rama është shpresëdhënës për këtë vit.

“MIRËMËNGJES! Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara. #shqipëriabuzëqesh”, shkruan ai.

Ndërkohë, një ditë më herët, Rama foli edhe për vaksinën ku brenda këtij muaji pritet të nis vaksinimi në vend.

Lexoni dhe kete

PD DENONCON NGA ZONAT E PËRMBYTURA NË LEZHË

Përfaqësuesit e PD, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi, ishin me banorë të prekur nga përmbytjet …