Breaking News

RAMA NE SHKODER PER FUSHATE, BASHKIA: NUK KA LEJE!

Pasditja e sotme mund të sjellë përplasje mes Bashkisë Shkodër dhe qeverisë Rama. Kjo pasi, kryeministri Rama ka planifikuar një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa Bashkia Shkodër nuk i jep leje për këtë takim në Shkodër.

Kështu, Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi. Bashkia Shkodër thotë se çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia nuk miraton leje për asnjë subjekt politik. Mos-miratimi i kërkesës i është dërguar edhe PS Shkodër, ku sipas Bashkisë me fillimin e sezonit turistik janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë takimesh.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dega Shkodër do të zhvillojë një marshim nga Bashkia Shkodër në rrugët e qytetit të Shkodrës duke filluar nga ora 18:30 dhe një nga rrugët që do të përshkohen do të jetë edhe ajo pranë pedonales së qytetit, aty ku Rama pritet të zhvillojë takimin elektoral.

Lexoni dhe kete

BASHA: SULMET KUNDËR OPOZITËS NUK I FSHEHIN DOT DËSHTIMET

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me …