RAMA: NE SHTATOR AKSION MASIV NDAJ PERSONAVE ME REKORDE KRIMINALE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi  një operacion masiv nga Policia e Shtetit ndaj personave me rekorde kriminale, të cilët ai i cilësoi feudë të kultivimit të kanabisit. Gjatë mbledhjes së Task Forcës së Zyrës Operacionale kundër Kanabisit, Rama deklaroi se aksioni i policisë do nisë menjëherë pas mbylljes së sezonit turistik, në muajin shtator.

Kreu i qeverisë shtoi se policia ka informacionin e duhur si dhe disponon emrat e këtyre personave. Atyre, tha Rama, do t’u goditen pasuritë, duke nisur nga kontrolli i makinave të shtrenjta për të justifikuar burimin e të ardhurave përpara prokurorëve dhe gjykatësve. “Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar për personat me rekorde kriminale, pjesë të grupeve kriminale që kanë statusin të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm dhe lehtësisht të ndjekshëm penalisht te të goditshëm ndaj aseteve që kanë në zotërim. Ky operaicon duhet përgatitur me shumë kujdes dhe nuk duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik, por menjëherë me rënien e fluksit të turistëve, të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve. Janë elementë shumë shqetësues për komunitetin. Të vihen përpara përgjegjësisë për të justifkuar vlerat marramendëse të automjeteve të tyre. Të bëhet transparencë dhe të përgjigjen aty ku duhet përpara prokurorisë e gjykatës.  Është koha për ta pastruar Shqipërinë jo vetëm, nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kontaminojnë organizmin e komuniteteve tona, dhe kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, familjarëve e banorëve në të gjithë territorin e vendit ku këto feude të kanabisit janë shprehja më kuptimplotë e domosdoshmërisë për zhdukjen e tyre me goditjen pa mëshirë ndaj këtyre elementëve.  Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t’i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre, ka ikur”, u shpreh Rama.

Lexoni dhe kete

SITUATA E ZJARREVE, VASILI: SHQIPERIA DIGJET, KRYEMINISTRI KRIHET

Petrit Vasili, kryetar i grupit paralamentar të LSI përmes një statusi në rrjetin social facebook …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin