RAMA: NUK DO T’I NDIHMOJMË KLUBET E FUTBOLLIT

Shpresat e klubeve të Superligës shqiptare për të përfituar subvencion nga Qeveria shqiptare për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë marrë sot një përgjigje negative pikërisht nga numri 1 I saj. Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje publike, ka folur ndër të tjera edhe për ndryshimin e paketës financiare për muajin prill, madje nuk e ka quajtur atë ndryshim por zgjerim të saj. Por në këtë zgjerim, nuk do të ketë vend për futbollin dhe numri 1 I Qeverisë duket se ka një arsye absurd për t’u justifikuar. “Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone.

Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t’i adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”—është shprehur kryeministri Rama. Në fakt, kjo është një deklaratë e pabazuar mirë tek realiteti sepse të paktën në rastin e Vllaznisë nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Klubi shkodran mbase mund të jetë I vetmi I cili prej 9 vitesh I deklaron pagat e të gjithë futbollistëve apo pjestarëve të tjerë të tij ashtu siç janë në realitet duke mos iu shmangur asnjë detyrimi. Madje, edhe borxhi që ai ka ndaj organeve tatimore, ka ardhur pikërisht për shkak të disa mospagesave ndaj këtyre organeve të sigurimeve shoqërore, tatim fitimit apo tatimit në burim. E nëse Vllaznia në deklarim apo çdo gjë tjetër ka qenë dhe është korrekte, ajo tashmë duhet ta pësojë sërish duke mos marrë financimin e kërkuar nga Qeveria për të kaluar këtë situatë të vështirë të ditëve të fundit dhe padyshim që ky është një absurditet.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …