RAMA: NYJA E MILOTIT, IMPAKT EDHE NE RRUGET E TJERA DYTESORE

Pas ministrit të infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka qënë rradha e kryeministrit Edi Rama për të folur për ndërhyrjen që po bëhet në nyjen e Milotit. Rama ka publikuar një video këtë të premte, ku tregon zbatimin e projektit për realizimin e nyjës së Milotit, rrugë që sipas tij kishte mbetur rrugëve prej vitit 2011. Sipas Ramës, projekti do te pasohet nga rruga e re Milot-Balldren, me vlerë 16 mln USD dhe me impakt te madh edhe për integrimin e shumë rrugëve të tjera dytësore.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama.

Lexoni dhe kete

NISJA E PUNIMEVE NE NYJEN E MILOTIT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka garantuar përfundimin e punimeve në nyjen e …