RAMA PARALAJMERON ADMINISTRATEN: BURG KUSH KAPET ME KORRUPSION

Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së hetimit Tatimorë Tiranë për “Korrupsion pasiv”, dhe “Shpërdorim detyre”, ka shërbyer si shkak që komentuesit ti kërkojnë Kryeministrit  që të shohë për të korruptuar edhe mes ministrave apo kryebashkiakëve socilistë.

Në videon e arrestimit të tre tatimorëve të publikuar në facebook nga Rama, një komentues shkruan:  “Zëre nga ata që ke në krah, nga ministrat e tu, kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqët”.   Në replikën e tij, Rama bën të qartë se do futet në burg kushdo që kapet në një aferë korruptive.

Edi Rama: Duhen pastruar me fshesën e bashkëqeverisjes me popullin! Sikur të gjithë të bënin atë bëri zonja që i çoi në pranga këta të paudhë, do zhdukeshin brenda 24 orësh!

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …