Thursday , 15 April 2021

RAMA: PRES BASHEN DERI TE ENJTEN NE OREN 10-00

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ajo që ai e quan “vija e kuqe” në lidhje me negociatat me opozitën për reformën në drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kryeministrisë, Rama u shpreh se marrëveshja e arritur dje në Kuvend gjatë takimit 3-palësh, u prish në orën 03:00 të mëngjesit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri foli  disa herë për koalicionin, duke përmendur Aleancën për Shqipërinë Europiane. Ai theksoi se koalicioni, ku bën pjesë edhe LSI, do të votojë reformën në drejtësi ditën e enjte. Është hera e parë që Rama përmend votat e koalicionit për reformën. Kreu i Qeverisë Shqiptare theksoi se është i hapur për konsensus me opozitën deri ditën e enjte në orën 10:00, kur do të fillojë seanca plenare për të votuar draftin me ndryshimet kushtetuese.

“Ne 140 deputetët jemi përballë një zgjedhjeje shumë të qartë. O të votojmë në emër të Shqipërisë. O të votojmë në emër të frikës nga drejtësia. ASHE do të votojë në bllok. Po dolëm faqebardhë për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin në BE dhe për t’u përgatitur që të ulemi me dinjitet ose të votojmë për faqen e zezë të Shqipërisë dhe ta bëjmë Shqipërinë të damkoset. ASHE do votojë në bllok për ta çuar faqebardhë  vendin. Kryetari i PD të sillet si lider.

Kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociueshme. Nuk mund t’ia plotësojmë kërkesën opozitës për t’iu bashkuar në një front kundër SHBA dhe BE. PD ka fituar të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Bashën për rezultatet që ka merituar. Por PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon. Thirrja ime është as blerje dhe as dhunim konsensusi. Kërcënim, shantazh, djegie mandatesh, janë shprehja alarmante e kulturës diktatoriale. Unë jam deri në orën 10:00 të 21 korrikut për konsensus. Kam bërë gjithçka për konsensusin. Kjo nuk është reforma ime apo e një krahu politik”, tha Kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat.

Lexoni dhe kete

MEDIU: RAMA DO QË SHQIPTARËT TË LARGOHEN NGA SHQIPËRIA

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë. Mediu …