Breaking News

RAMA: PUNE MBRESELENESE PER RESTAURIMIN E “ZOJES SE SHKODRES”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një video të ikonës së “Zojës së Shkodrës”, kryevepër e 1800-ës.

Në këtë video shfaqet puna që është bërë për rikonstruksionin e pikturës që me 25 prill, në 550 vjetorin e largimit të ikonës së parë të Pajtores së Shqipërisë nga vendi drejt Italisë, do të rikthehet në Katedralen e Shkodrës.

“ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë video të punës mbresëlënëse për restaurimin e pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”. Ia vlen ta shihni çfarë rilindjeje rrëqethëse! Kjo kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysmë më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese. Por më 25 prill, në 550 vjetorin e ditës që kur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot , kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence”, shkruan Rama.

Lexoni dhe kete

“ME SKENËN, PA SKENËN” RIKTHEN NË SHKODËR YMER BALËN

Kishte zgjedhur skenën e teatrit “Migjeni” për të promovuar librin e tij të ri “Me …