Wednesday , 18 September 2019
RAMA KONFERENCE PER SHTYP - Kryeministri Shqiperise Edi Rama duke folur para gazetareve per vendimin e qeverise per lehtesimin e procedurave burrokratike per marrjen e vertetimeve dhe dokumenteve ne zyrat e shtetit./r/n/r/nRAMA PRESS CONFERENCE - Prime Minister of Albania Edi Rama talked to journalists about the government's decision to facilitate bureaucratic procedures for obtaining certificates and documents in state offices.

RAMA: RAPORTI I OSBE/ODHIR-it ÇERTIFIKOI ZGJEDHJET

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare!

“Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!”, thotë kryeministri Rama, ndërsa bën thirrje për dialog me opozitën jo parlamentare.

“Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë” – shkruan Rama në twitter.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …