Wednesday , 25 April 2018

RAMA SULMON LSI: NE HIPOTEKA DHE BURGJE, LLUMI ME I MADH

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalë të thjeshta dhe shumë të qarta ish-aleatëve të tij në qeveri për 4 vitet e shkuara, Lëvizja Socialiste për Integrim duke i akuzuar për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan prej tyre për 4 vjet, për te cilat sipas tij do te mbajnë përgjegjësi.

Rama e nisi nga shkollat dhe emërimet e mësuesve dhe drejtorëve duke pranuar pjesën e tij të fajit për lëshimin e disa rasteve për drejtorë shkollash siç i kërkonte aleati, ndërsa qe shumë i ashpër ku foli për Burgjet dhe Hipotekat, 2 institucione të drejtuara pothuajse plotësisht nga LSI, të cilat i cilësoi “llumi më i madh” që sipas tij në 4 vitet e fundit arriti nivele të papërfytyrueshme.

I ashpër ishte Rama edhe me AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor), një tjetër institucion i drejtuar nga LSI që sipas tij është një bandë e vërtetë shtetërore e cila në asnjë moment nuk e ka kryer funksionin për të cilin është ngritur, të kalojë në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të merret me higjienën.

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …