Saturday , 25 November 2017

RAMA: TASKE- FORCE E POLICISE ME FBI KUNDER KRIMIT TE LIDHUR ME POLITIKEN

Në policinë e shtetit do të ngrihet një task-forcë, operacionet e së cilës do të jenë të fshehta për të luftuar krimin e organizuara. Në kohën  kur policia e shtetit atakohet me akuza të rënda të përfshirjes në trafikimin e lëndëve narkotike, Kryeministri Rama synon të rris besimin tek uniformat blu teksa lajmëroi që në mbledhjen e qeverisë në ditën e hënë nis faza e dytë  më e rëndësishmja, agjencia kundër krimit me përfshirjen e ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Rama: Nesër qeveria e Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një task force speciale në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë e re antikrim do të marrë përsipër operacionin më të strukturuar, më intensiv dhe më afatgjatë në historinë e këtyre 27 viteve kundër krimit të organizuar. Një pjesë e planit të këtij operacioni të emërtuar forca e ligjit do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd përvecse me agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe ato ndërkombëtare që do të përfshihen si partnere në zbatimin e këtij operacioni. Por natyrisht nuk do të jetë sekret as misioni i operacionit special policor për konceptimin dhe hartimin e të cilit është punuar prej tre muajash. As ambicja jonë për të cuar përpara drejtësisë me forcën e ligjit elementët e grupet kriminale të skeduara si shënjestra e task forcës speciale.

Në këtë operacion do të jenë të përfshirë edhe agjendat e FBI. Më mbush me shpresë përfshirja e agjentëve të FBI në këtë përpjekje të madhe dhe të vendosur që kemi ndërmarrë. Jam shumë falenderues në emër të cdo shqiptari që do shtet në këtë vend, jo vetëm drejtorit të FBI dhe të dërguarve të tij të cilët vijnë këtë javë.”

Duke e konsideruar si përgatitjen për në orën e të vërtetës, Rama tha se duhet të frikësohen ata që janë të korruptuar të veshur ose jo me imunitet. “Ky operacion do të jetë një orë e të vërtetës, e të vërtetës edhe për marrëdhëniet e krimit me politikën apo të politikës me krimin. Këtu do të jemi dhe do të shohim kush e lufton krimin që të fitojë Shqipëria dhe kush politikën me krimin e ka mjet për të sulmuar politikisht kundërshtarin, apo për të mbrotjur veten, jo nga krimi por  nga drejtësia.

Por ka edhe një mesazh për ambasadorin Lu, me të cilin nuk ka ndarë të njëjtat opinione sidomos për ngjarjet e fundit. “Ambasadori Lu pa dyshim, me të cilin nuk jam përherë dakord me gjithcka thotë, por jam githnjë dakord dhe me shumë mirënjohje për gjithcka bën në të mirë të Shqipërisë e të popullit shqiptar.”

Lexoni dhe kete

DREJTORET E SPITALEVE, REAGON SPAHIA: EMERIME PARTIAKE

Pas publikimit të listës së drejtorëve të rinj të spitaleve në vend nga ministria e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin