RAMA, THIRRJE PËRSËRI NDËRTUESVE TË MOS I SHMANGEN PËRGJEGJËSISË

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme pas situatës së tërmetit. Rama i bëri thirrje edhe njëherë ndërtuesve që të mos i shmangen përgjegjësisë.

Ndërkohë Rama tha gjithashtu se në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkishë me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik theksoi Rama.

Lexoni dhe kete

BASHKIA SHKODËR, NË NDIHMË TË FAMILJEVE NË NEVOJË

Bashkia e Shkodrës vijon mbështetjen për individë dhe familje në nevojë në territor për të …