Kėrkesėn e opozitės pėr votim dhe numėrim elektronik nė zgjedhje, kryeministri Edi Rama e konsideron si justifikim pėr humbjen e saj nė zgjedhje duke bėrė kėrkesa tė parealizueshme. Rama thotė se Partia Socialiste nuk ka kėrkuar asnjėherė votim elektronik, pasi sipas tij, ėshtė e pamundur, por vetėm identifikim elektronik.
“Nuk ēuditem qė OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e pėrkrahin njė aventurė tė kėtyre pėrmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bėn elektronizimin e procesit mė realist, as qėndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it pėr kėtė kėrkesė tė opozitės nuk ka gjasė ta bėjė mė realiste kėtė tė fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes qė ska zgjidhje).Megjithatė, ja qendrimi im pėr kėtė debat: Qeveria nuk mund tė marrė pėrsipėr tė japė, nė kėto kushte, dakordėsinė pėr njė aventurė tė cilės nuk i dihet fundi ose mė saktė, e cila me tė dhėnat e me mundėsitė e sotme, ka vetėm njė fund: Deshtimin e sigurtė tė procesit zgjedhor!Nuk mundemi tė jemi dakord, sepse nėse ne do tė bėheshim sot pjesė e njė konsensusi symbylltaz pėr t’ia hyrė kėsaj aventure, duke shpėrfillur arsyetimin tonė tė bazuar tek eksperienca dhe mbi tė gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesėr shqiptarėt e ndėrkombėtarėt bashkė, do tė kishin tė gjithė tė drejtėn tė na bėnin ne, qeverinė e askėnd tjetėr, pėrgjegjės tė vetėm pėr dėshtimin spektakolar tė zgjedhjeve tė 18 qershorit. Lėre pastaj opozita qė, edhe ajo me plot tė drejtė, nuk do tė mbetej mbrapa nė akuzat e saj pėr dėshtim tė qėllimshėm tė procesit nga ana jonė, madje pėrkundrazi, do t’u binte daulleve tė fitores kundėr qeverisė qė dėshtoi qėllimisht procesin. Por, thėnė kjo, dua ta bėj shumė tė qartė se personalisht s’kam asnjė kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do tė ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, pėr tė kėrkuar bashkė me forcat e tjera politike, njė eskpertize ndėrkombėtare qė, me gjasė, do ta faktonte e do ta garantonte mundėsinė reale tė futjes sė elektronikės nė proces!
Pra, le ta ndėrmarrė menjėherė Komisioni i Reformės Zgjedhore njė proces eksplorimi dhe le tė thėrrasė e tė dėgjojė kėdo, qė mbi bazėn e njė eksperience tė suksesshme nė kėtė fushė, mund t’i paraqesė Shqipėrisė njė plan konkret, tė faktuar e tė garantuar, pėr tė hedhur njė hap nė kėtė drejtim.E nėse njė ofertė serioze i vihet pėrpara Komisionit tė Reformės Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv tė OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetėm i standarteve zgjedhore qė njeh bota demokratike janė ata), atėherė pse jo!”