Wednesday , 13 June 2018

“RAMA, XHAFAJ DHE TAHIRI JANE PENGESAT PER ANETARESIMIN NE BE”

Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri janë pengesa kryesore të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha tha për t’u bërë pjesë e BE, duhet të largohet urgjentisht Xhafaj dhe Rama duhet t’i japë fund mbrojtjes politike që po i bën Tahirit.

Deri tani shtoi Basha peshqit e mëdhenj janë të paprekur.

Sipas kreut të demokratëve, strategjia e deritanishme e Ramës përmes krimit e fasadës së rremë nuk ka ecur. Fasada ka rënë,qeveria është lakuriq para botës dhe sot nuk i ecin më gënjeshtrat, mashtrimet dhe kërcënimet theksoi ndër të tjera Basha.

Lexoni dhe kete

BASHA: KJO QEVERI NUK PERFAQESON POPULLIN

Jemi këtu për ti treguar Europës se qeveria bizantine që sot na sundon nuk përfaqëson …