Sunday , 8 December 2019

RAMADANI: VLLAZNIA SYNON FITOREN NË DURRËS

Në miqësoren e së shtunës me Veleçikun, në formacionin e Vllaznisë ka luajtur edhe mesfushori Behar Ramadani. Shkodrani i ardhur nga Luftëtari duket se e ka lënë përfundimisht pas dëmtimi që ka patur dhe nga dita në ditë po arrin formën e tij më të mirë. Vetë ai në një prononcim për mediat shprehet optimist në këtë drejtim dhe premton se tani e tutje do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Vllazninë.

Këtë fundjavë ndërkohë Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u ndeshur me Teutën, skuadër kjo që kryeson kampionatin. Megjithatë për Ramadanin diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë shumë të mëdha dhe për rrjedhojë ekipi shkodran do të kërkojë të marrë pikë në këtë transfertë.

Rikthimin në formacion të Ramadanit, trajneri Jonuz ka kohë që e pret pasi e konsideron një lojtar të rëndësishëm dhe për këtë arsye, tashmë mesfusha e Vllaznia pritet të jetë më solide me të në fushë.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …