BE- RAMES: DUAM FAKTE PER VETTINGUN!

Nisja e Vetingut në letër për gjykatësit dhe prokurorët nuk mjafton për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Edi Ramës i kërkohen rezultatet konkrete dhe jo thashetheme, u shpreh Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johanes Hahn.

“Kur flasim për procesin e negociatave, ky bazohet në meritë. Kjo do të thotë se bazohet në fakte dhe jo në thashetheme, jo në hamendësime. Vlerësimi ynë do prova, fakte. Është gjë e mirë të shohim realitetin, por na duhet të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria” u shpreh Johanes Hahn gjatë konferencës.

Pavarësisht se ka nisur prej disa ditësh, nga procesi i Vetingut nuk ka ende gjykatës apo prokurorë të korruptuar që janë përjashtuar nga sistemi gjyqësor. Hahn tha se pret rezultatet nga Vetingu deri në janar, ndërsa vlerësoi faktin se numri i azilkërkuesve shqiptarë është në rënie dhe se ka përmirësim në çështjen e kanabisit.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …