Breaking News

RANA E HEDHUN, AFRON ME SHUME PUSHUES KETE VERE

Rana e Hedhun eshte zgjedhja e pare e atyre qe kane preferuar Shengjinin ne keto pushime verore. Numri i pushuesve ne kete zone eshte dyfishuar kete vit. Udhetimi drejt bregdetit te Ranes se Hedhun nuk eshte me nje sakrifice si nje vit me pare. Rruga eshte asfaltuar ne te gjithe gjatesine e saj. Prandaj, kjo ka bere qe te kete nje dyndje drejt kesaj zone.

Pavaresisht problematikes me mbeturinat ne pjesen veriore te saj, pushuesit thone se eshte nje zone me e paster se kudo ndersa pretendojne se ate e frekuenton serish nje numer i vogel pushuesish.

Rana e Hedhun eshte nje prej destinacioneve me te rendesishme te turizmit bregdetar ne Shqiperi, ndersa vitet e fundit ka patur nje rritje te ndjeshme te vizitoreve dhe turisteve qe e frekuentojne.

Lexoni dhe kete

LIBRAT FALAS, HYN NE FUQI VENDIMI

Ndryshe nga një vit më parë, nxënësit e klasës së parë deri në klasën e …