Breaking News

RAPORTI I DASH MBI TE DREJTAT E NJERIUT

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh. Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.

Liria e shtypit dhe e medias. Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Problemet financiare i kanë bërë disa gazetarë që të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke ngritur pyetje të integritetit. Kriza ekonomike dhe praktikat e menaxhimit në mediat shqiptare kanë pakësuar financat dhe cilësinë e raportimit në media.

Ka pasur raporte të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të mediave, ndërkohë që interesat politike dhe të biznesit i vunë gazetarët në presion.

Lexoni dhe kete

74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT

Këtë të hënë të 25 marsit është përkujtuar 74-vjetori i vrasjes së Prek Calit. Familjarë, …