Thursday , 15 April 2021

RAPORTI I DASH PËR PASTRIMIN E PARAVE

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë vitit 2020, bëhet e ditur në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për pastrimin e parave.

Sipas raportit, Shqipëria mbetet e ndjeshme në këtë pikë për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Në ekonomi qarkullojnë shuma të mëdha parash cash dhe sektori informal, ka flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme.

Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut.

Shqipëria regjistroi disa përparime me zbatimin e ligjit antimafia. Reformat e vazhdueshme gjyqësore, vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimi i njësive të shumta policore të specializuara, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.

Megjithatë, këto përpjekje pengohen nga sfidat e “kapacitetit” në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe nga korrupsioni i përhapur që minon sundimin e ligjit.

Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të pastrimit të parave. Afërsia e Shqipërisë me Evropën Perëndimore dhe prania e krimit të organizuar shqiptar në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin dobësitë në vend.

Investimet në pasuri të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme.” -thuhet në raportin e DASH.

Lexoni dhe kete

MEDIU: RAMA DO QË SHQIPTARËT TË LARGOHEN NGA SHQIPËRIA

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë. Mediu …