RAPORTI I KMC NË QARKUN SHKODËR

Komisioni i Mbrojtjes Civile raporton për situatën më të fundit në Qarkun Shkodër. Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor bëhet e ditur se ka rënë ndjeshëm numri i atyre që kanë hyrë në pikën e Hanit të Hotit, ndërkohë që personeli i epidemiologjisë dhe kujdesit shëndetësor vazhdojnë punën për gjurmimin dhe vlerësimin e rasteve të dyshuara, me qëllim zbardhjen e të gjitha kontakteve që nga burimi, për të gjithë pacientet e dyshuar apo që kanë dalë pozitiv.

Nga ana tjetër, vijon puna për shpërndarjen e pensioneve pranë shtëpive për pensionistët mbi moshën 65-vjec. Të gjitha Qendrat Shëndetësore kanë numër të kontaktit, nëpërmjet të cilit kontaktohen mjekët e familjes.

Gjatë kësaj të mërkurë, janë marrë 10 mostra në spitalin e Shkodrës, të cilët kanë kontaktuar me pacientin e Pukës, që doli pozitiv dhe janë dërguar në ISHP, ndërsa është kthyer përgjigje negative për 12 raste të dërguar një ditë më herët.

Nga strukturat e DVP, janë marrë masat në bashkëpunim me strukturat e tjera për zbatimin e akteve normative dhe urdhërave përkatës, teksa janë kontaktuar 20 persona për vetkarantinim, ndërsa ka vijuar puna për mbylljen e aktiviteteve. Nga bashkitë ka vijuar puna për dezinfektimin e institucioneve shtetërore dhe ofrimin e ndihmave të familjeve në nevojë për të cilën, janë afishuar edhe numrat për publikun për të zgjidhur në kohë sa më të shpejtë problematikat që kanë.

Lexoni dhe kete

KALLËZIMI NË SPAK NGA ALEANCA PËR TEATRIN

Regjisori Robert Budina pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK ndaj Erion Veliajt, Ardi Veliut apo …