RAPORTI I PREFEKTURËS PËR SITUATËN NË QARKUN SHKODËR

Prefektura e Qarkut Shkodër raporton për situatën në kete qark. Nga DVP, raportohen rreth 20 masa ndeshkuese te cilat jane bere ne Shkoder 17 raste dhe 3 raste ne M.Madhe, kryesisht per shkelje te akteve normative ne bare, restorante, mos zbatimin e vekarantimit, etj.

Nderkohe konstatohen raste sporadike te levizjes se njerezve ne rruge, per te cilet po nderhyet ne parandalimin e tyre nga strukturat e DVP dhe ushtrise. Ne piken e kalimit H. Hotit, kane hyre rreth 205 persona, prej te cileve 134 shqiptar dhe 71 te huaj.

Nga NjKV Puke eshte njoftuar nje rast i dyshuar dhe nga NjKV Shkoder eshte informuar per nje rast tjeter, te dy rastet po ekzaminohen njeri ne Tirane dhe tjetri ne Shkoder, i cili nuk dyshohet per Covid-19.

Nga Bashkia Shkoder vazhdon puna per shperndarjen e ndihmave per 70 familje ne nevoje, njekohesisht edhe ne bashkite e tjera vazhdon i njejti aktivitet per tju gjendur prane familjeve ne nevoje me ndihma ushqimore dhe me ndihma me ilace per pensionistet. KMC po e monitoron situaten ne te gjithe territorin e Qarkut dhe njekohesisht i ben thirrje komunitetit te mos levizin nga shtepia, te zbatojne rregullat e vetkarantinimit, e higjenes e te pastertise personale e kolektive.

Lexoni dhe kete

ABUZIMET NË SHKOLLA, REAGON SHAHINI

Për dhunën apo abuzimin në shkolla me nxënësit reagoi nga salla e kuvendit ministrja e …