RAPORTI PER GJAKMARRJEN NGA OPERAZIONE COLOMBA

Fenomeni i gjakmarrjes është vlerësuar shpesh si një proçes i pashmngshëm i shoqërisë shqiptare. Për këtë, Operazione Colomba, korpusi i jo-dhunës, ka hartuar një raport në lidhje me gjakmarrjen në Shqipëri, duke përmendur rastet, fiset, zona, por edhe jetët e shuara, të cilat në raport thuhet se kanë qenë më shumë meshkuj. Kështu, në dhjetor të vitit 2017 baza e të dhënave e përpunuar nga operazione Colomba përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes. Por, për kryetarin e shoqatës “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”, Nikollë Shullani, një shifër e tillë nuk është e saktë, pasi janë edhe 1.500 familje në vendin tonë në gjakmarrje.

Ai ka edhe një apel për organizatat që nxjerrin të tilla shifra.

Ndërkohë, sipas raportit nga njëra anë mund të jetë nevoja e përmbushjes së boshllëqeve institucionale dhe nga ana tjetër urgjenca me përballjen e kapitalizmit global.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E UJIT NE KANALIN VADITES, REAGON ADMINISTRATORI I POSTRRIBES

Pas problematikë së ngritur nga banorët e Njësisë Administrative Postrribë të Bashkisë Shkodër në Tv …