RAPORTIMI I BASHKISE SHKODER PER SITUATEN E PERMBYTJEVE

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1.415 Ha. Kështu janë mbi 390 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 160 ha, fshati Shirq 140 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 30 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative. Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta. Mbi 900 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 350 ha, fshati Oblikë 350 ha, fshati Obot 200 ha. Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e përmbytur është mbi 60ha tokë. Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz nga argjinatura futet ujë dhe vlerësohet se rreziku mund të jetë shumë i madh.  Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 65 Ha tokë nga të cilat 5 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.  Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …