RASTET E SHTUARA ME COVID 19 NË SHKODËR, REAGON META

Presidenti i vendit, Ilir Meta ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër. Ai thotë se ka diskutuar me prefektin dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe ka kontaktuar me pas me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të forcohet bashkëpunimi mes pushtetit qëndror dhe atij vendor për masat që duhen marrë.
“Nisur nga përkeqësimi i treguesve të përhapjes së pandemisë 🔴 #COVID19 në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot biseda telefonike me Prefektin e Qarkut, z.Çesk Millja dhe Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi.
U informova prej tyre për situatën dhe përpjekjet e autoriteteve vendore për të ndihmuar banorët e prekur dhe masat e marra për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
Duke u shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për të gjithë banorët e Qarkut Shkodër të prekur nga 🔴#COVID19, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë, theksova domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të masave që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.
Për situatën në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot edhe një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu.
Theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe kufizimeve të bëra publike për shkak të pandemisë globale 🔴#COVID19.
Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci kryesore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie.
Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë absolut, dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, i ftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët, në veçanti të Qarkut Shkodër, të respektojnë me përpikmëri protokollet shëndetësore, këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore.” – shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …