RASTET E ZJARREVE, MASAT E NDERMARRA NGA POLICIA

Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në pyje ka hartuar një tjetër plan masash shtesë, në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Zv/drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Shkodër, Afrim Tafa, bën me dije se të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim.

Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar 4 raste, dy nga të cilët janë vlerësuar aksidentale si dhe për 2 raste të tjera janë proceduar penalisht 3 shtetas për zjarrvënie nga pakujdesia, në Qarkun Shkodër.

Ndërkohë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje.

Lexoni dhe kete

ATENTATI NE KURBIN, KAMERAT E SIGURISE FILMOJNE NGJARJEN

Një përson i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar …