RASTET NE SHKODER ME COVID-19, REAGON KMC

Duke marre shkas nga 12 rastet pozitiv te shfaqura ne territorin e Bashkise Shkoder, Kryetari i Komisionit te Mbrojtjes Civile i drejtohet te gjithe drejtuesve te institucioneve anetare te KMC, per nje vemendje te shtuar te veprimtarive intensive ne situaten e re qe na eshte krijuar pas daljes pozitiv te dy familjeve ne lagjet Kiras dhe Dobrac.

Kjo situate kerkon nje bashkepunim te te ngushte te strukturave ne te 5 bashkite pasi personat e afert apo te ardhur gjate ketyre diteve kane kontaktuar me personat e infektuar dhe njekohesisht kane shetitur apo bere tregti duke depertuar edhe ne NJA per rreth dhe ne bashkite fqinje.

Ne kete kuader kerkohet vemendje e shtuar per izolimin e rrepte te rasteve, kufizimin e levizjes ne keto zona, gjurmimin e te dyshuarve, dezinfektimin e te gjitha ambienteve dhe ndalimin e kontaktimit te personave te tjere duke i krijuar mundesine e dergimit ne shtepi te ushqimeve por njekohesisht edhe intensifikimin e kontrolleve te sherbimeve tregtare nga i spektoriatet perkatese me qellim parandalimin e perhapjes se virusit Covid-19.

Lexoni dhe kete

HAPET PIKA KUFITARE MURIQAN – SUKOBINË

Lëvizja është normale dhe qytetarët i janë gëzuar hapjes së kufirit si nga ana e …