Saturday , 14 December 2019

RAZMA, 56 PERSONA KANE BLERE TOKE

Transakcionet e dyshimta në shitjen e pronës në zonën turistike të Razmës ka cuar deri në hetimin e prokurorisë pas ankimimit nga vetë blerësit. Ku sipas hetimit rezulton se 25000 m2 tokë e llojit pyll është marrë me anë të aktit të kthim kompensimit, që sipas dokumentave rezulton pronë e cila është kthyer pronarëve. këta të fundit pasi kanë marrë pronen kanë nisur proceduren e shitjes së pronës sipas kërkesës së blerësve, problemet e hasura në regjistrimin e pronës dhe padia e blerësve ka cuar deri në ngritjen e hetimit nga ana e prokurorisë e cila ka hetur komplet dokumentacionin e kësaj prone dhe rezulton se përvec 25000 metër katror pronë e cila ndodhët në qëndër të Razmes.

Një dokument i firmosur nga Komisioni i Kthim Kompensimit të pronës me 21.05 2001 i cili i kthen pronën ish pronarëve njërit prej 25.000 metër katror dhe tjetrit 33.000 metër katror, gjegjësisht në afërsi të qëndrës së Razmës ku sot ndodhet fusha sportive. Nga dokumentat e rezulton se transakcionet e kryera ku deri më tani rezultoin 56 blerës pasi prona prej 58.000 metër katror është shitur disa herë, nuk janë respektuar procedurat e ligjëshme, dhe ankesat e blerësve kanë cuar në këtë hetim, ku rezulton se Komisionin i Kthim Kompensimit të Pronave të asaj kohe ka firmosur një dokument në kundërshtim me procedurat e parashikuara në ligj, cka mësohet të jetë mohuar deri më tani nga ai komision.

Hetimi fillimisht ka nisur në transakcionet e kryera, ku më pas rezulton sipas prokurorisë kemi të bëjmë me fallsikifim të dokumentave për rreth 25.000 metër katror tokë, e cila është përvetësuar përmes fallsifikimit. Ndërsa sa i përket transakcioneve adhe ato mësohet se do jenë pjesë e hetimit nga a a prokurorisë së Shkodrës. Aktualish nga ana e prokurorisë po kryhen procedurat dhe marrja në pyetje e gjithë blerësve të pacelave të ndryshme të këtyre pronave në Razem dhe procedurat e ndjekura nga ana tyre. Zona e Razmës është në zonat më atraktive malore në qarkun e Shkodrës, kjo falë edhe afërsisë me Shkodren dhe lehtësisë së aksesit deri në këtë zonë.

 

https://youtu.be/zJcaVkFrWGE

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS FINALIZON OPERACIONIN “BUNA”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”. Në zbatim të planit të …