Sunday , 13 October 2019
Breaking News

REAGON DSHP DHE AKU PER HELMIMIN NE POSTRIBE

Salmonela është shkaktari kryesor i helmimit të nxënësve të shkollës së mesme të Bashkuar të “Postrribës”. Drejtori i Shëndetit Publik Shkodër Astrit Beci në një deklaratë për media ka bërë të ditur mbi rastin dhe rezultatet. Shkak i helmimit sipas analizave është bakteri i salmonelës, ndërsa ai shprehet se është detyrë e organeve kompente të kryejnë kontrolle periodike të kushteve higjeno sanitare në subjektet tregtare të ushqimeve me qëllim shmangien e problemeve të tilla.

Gjithashtu edhe nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër janë kryer analizat në fast food që tregtojnë në afërsi të shkollës së Postrribës dhe pritet dalja e analizave pasi në Shkodër nuk egiston një laborator i tille i vetmi është në Tiranë.

Gjithashtu edhe nga analizat e nxjerra në Spitalin Rajonal të Shkodrës, rezulton që ndaj 60 pacientëve të paraqitur në spital rezulton se shkak i helmimit është salmonela. Ndërsa nga ana tjetër prorani i kioskës brenda oborrit të shkollës së Postrribë shprehet se unë shes kroasant dhe patatina dhe nuk kam lidhje me akuzat, pasi ushqimet i blejn nxënësit dikund tjetër.

Rezultatet e analizave nga DSHP janë dërguar organeve kompente për marrjen e masave. Sipas Drejtorit të DSHP Shkodër është njoftuar Prefekti I Shkodrës si dhe ministritë e linjes.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura që notojnë që disa ditë në lumin Buna kanë sjell edhe reagimin …