Saturday , 27 November 2021

Reagon FRD: Krimi ne Shqiperi nuk fal askend!

Ka kohe qe situata ekonomike e familjeve shkodrane eshte ne nje renje te vazhdueshme e ne nje perqindje te larte eshte edhe deshperuese. Ka nje klime shume te pafavorshme per zhvilllim normal te biznesit te vogel per shkak te pafuqise blerese te komunitetit. Nga ana tjeter, gjendja e renduar e sigurise, perkeqeson edhe me shume prespektiven e qytetareve per nje te ardhme qe do permiresoje mireqenjen e tyre.

Krimi duket se nuk fal askend dhe nuk ndalet perpara asgjeje. Ne kete kontekst te renduar ekonomik dhe te sigurise me shume se asgje, eshte i nevojshem zhvillimi i nje dialogu politik konstruktiv qe nuk nxit dhunen apo ndersyn palet me afer tyre deri ne kacafytje, por qe ul tensioniet dhe ofron zgjidhje konkrete per te miren e qytetareve.

FRD Shkoder veren me keqardhje mungesen e nje komunikimi politik mes paleve ne funksion te rimekembjes ekonomike dhe permiresimit te parametrave te sigurise. Nuk behet politike me varferine ekstreme por i jepet zgjidhje asaj. Nuk behet politike me kriminalitetin por luftohet ai.

Lexoni dhe kete

BERISHA: 11 DHJETORI DO TË JETË FILLIMI I REVOLUCIONIT PAQËSOR

Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Sali Berisha ka theksuar …