REAGON KESH PER PERMBYTJET NE ANE TE MALIT

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare heq përgjegjësine nga vetja dhe thotë se përmbytjet në fshatrat Oblike, Goricë dhe Obot të njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës dy mars dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontraolluara nga KESH. “Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave” thote KESH përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Ndërkohë Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaron se si rrjedhojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan një pjesë të madhe të borës së rënë nën 800 metra lartësi gjatë pesë ditëve të fundit veprimtaria operacionale e KESH mundësoi përballimin e plotave të mëdha të prurjeve që arritën deri në 2,000 m3/sek në Fierzë, 1,200 m3/sek në Koman dhe 550 m3/sek në Vau Dejës.“Gjatë këtyre ditëve, Korporata jo vetëm që ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë por ka rezervuar/mbajtur në rezervuaret e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do t-i bënin përmbytjet të pashmangshme”- thuhet në njoftim.

Shkarkimet e kryera nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sipas saj jo vetëm që janë gjithnjë më të vogla se prurjet natyrale në Kaskadë, por për periudhën 2-4 Mars 2018, në përputhje me funksionin e digave si mjet për minimizimin e efektit përmbytje në ultësirën e Nënshkodrës, por mbi të gjitha në përmbushje të rregullores që garanton sigurinë e veprave, shkarkimet e realizuara nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nëpërmjet HEC-it fundor të kaskadës së lumit Drin kanë qenë si asnjëherë tjetër- më pak se 50% të prurjeve natyrale në kaskadë. Ndërkohë që gjatë orëve të fundit KESH thotë se ka ka zvogëluar sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie pasi edhe niveli i prurjeve është reduktuar. Gjatë gjithë kësaj periudhe, KESH po prodhon në kapacitet të plotë me 13 agregatë në tre hidrocentralet dhe me prodhim ditor mbi 28 milion kilovat/ore.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …