Nė lidhje me incidentin e njė ditė mė parė ndėrmjet policisė dhe fshatėrėve tė cilėt po tregtonin duhanin nė lagjen Rus ka reaguar dhe kryetari I Partisė Demokratike Lulzim Basha. Basha nėpėrmjet profilit tė tij nė facebook shprehet : Pasi i mashtroi fermerėt se do tu rrisnin cmimin e duhanit, Edi Rama i ndėrseu sot taksidarėt e tij tė krimbur nė rryshfete, ndaj fshtarėve qė shisnin aq sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė”.
Me tej Basha vijon :” Zuzarėt e Ramės iu versulėn fshatarėve tė drobitur jo pėr tė mbushur arkėn e shtetit por pėr tė mbrojtur interesat e klienteve tė tyre kontrabandistė. Sepse me urdhėr e dijeni tė Edi Ramės po kėta taksidarė mbyllin sytė para kontrabandės sė cigareve qė ju ka kushtuar shqiptarėve plot 50 milion dollarė tė ardhura nga akciza e cigareve qė i mungojnė buxhetit tė shtetit vetėm nė periudhėn janar – qershor. Vidh buxhetin, bjeru njerėzve. Ky ėshtė regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramės e Ilir Metės.