REAGON MINISTRIA E BRENDSHME: PALOKA TE FLASE ME KANDIDATIN HILA!

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila i ka bërë me dije selisë blu se ka pezulluar nga detyra policin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ministria bën me dije se kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kandidatin demokrat Hila për incidentin.

DEKLARATE PER MEDIA

Në qoftë se z. Paloka ka interes të dijë të vërtetën lidhur me çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me incidentin të cilit i referohet, në kryerjen e detyrës së tij si shpifës profesionist, mjafton që Partia Demokratike të informohet nga kandidati i saj. 

Me kandidatin jo vetëm Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe vetë Kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit. 

Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria.

Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore, që në filllim të këtyre tetëmbëdhjete muajve e gjetëm rrugëve, siç gjetëm rrugëve vetë shtetin e rrënuar nga keqqeverisja e Partisë Demokratike. 

Të mbetur pa drejtim, pa program, pa skuadër dhe pa asnjë mundësi për ta kthyer vendin në drejtimin e gabuar, kundështarët politike të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë zgjedhur të bëhen kundërshtarë të Shtetit e të Policisë së Shtetit. Aq më keq për ta.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, VIJON ZBATIMI I PLANIT OPERACIONAL POLICOR “FIJET”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të …