Saturday , 27 November 2021

Reagon OSHEE: Faturat e fryra jane vendosur ne kohen e PD- se!

Operatori i Shperndarjes se Enegjise Elektrike- OSHEE Shkoder, pas nje deklarate te rradhes se Partise Demokratike Shkoder, ne detyrim te sqarimit te opinionit publik mbi te verteten e fakteve, paraqet para mediave tuaja te nderuara kete deklarate per shtyp.

– Faturat e tejfryra, sic cilesohen ne deklaraten e selise blu, jane vendosur ndaj shqiptareve ne harkun kohor te viteve 2008- 2013, kur ne pushtet ishte pikerisht qeveria e Partise Demokratike. Paradoksalisht, ne ate kohe, grupet e CEZ- te quajtura Grupet e NTL-se, kishin detyrim qe cdo muaj te vendosnin 32.000 kw ne muaj gjoba. Pikerisht keto pasoja vuajne edhe sot abonentet tane ne dyert e gjykatave. Ne kuader te marredhenies se re te krijuar me klientet, OSHEE ndermori nje hap shume te rendesishem, anullimin e faturave te jashteligjshme dhe te padrejta te asaj periudhe. Konkretisht, per Shkodren, OSHEE ka anulluar 13.234 fatura te abonenteve per periudhen 2008- 2011 dhe 9.526 fatura per periudhen 2012-2013. Eshte e qarte se vullneti politik i qeverise se partise socialiste dhe aleateve te saj, solli kete lehtesim te ndjeshem ne jeten e 10.543 abonenteve, te cilet perfitojne edhe nga demshperblimi i permbytjeve ne rajonin e Shkodres, ne nje vlere 2.558.089.791 leke.

– Ne lidhje me gjoja “shqetesimin” e selise blu per ceshtjen e fshatit Rragam ne komunen Guri i Zi, OSHEE sqaron edhe njehere se ne kete fshat rezultojne 32 abonente debitore. Nga ata, deri dje, vetem 5 kishin lidhur akt- marreveshje me OSHEE-ne, ndersa 27 debitoret tjere kane patur nje debi ndaj kompanise OSHEE ne vleren 8.434.157 leke. Megjithate, nenvizojme se gjate pasdites se te premtes, edhe 15 debitore te tjere kane lidhur akt-marreveshje me OSHEE-ne per te perfituar lehtesira ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura. Riktheksojme se nuk ka patur as stakim te energjise dhe as nderprerje kolektive te enegjise elektrike ne kete fshat.

– Duke mos dashur te hyjme ne polemika me ngjyrim politik, te cilat nuk i intersojne aspak OSHEE-se dhe aq me pak vete abonenteve tane, i bejme thirrje te gjithe debitoreve qe te hyjne ne akt- marreveshje me kompanine per te perfituar nga skema lehtesuese e shlyerjes se detyrimeve, duke kujtuar se afati i fundit eshte data 28 shkurt. Sa i takon pretendimeve per keqfaturime, ftojme abonentet tane te paraqesin ne Zyrat e kujdesit ndaj klientit ankese- kerkeat e tyre, te cilat do te shqyrtohen me pergjegjshmeri dhe korrektese maksimale.

Lexoni dhe kete

BERISHA: 11 DHJETORI DO TË JETË FILLIMI I REVOLUCIONIT PAQËSOR

Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Sali Berisha ka theksuar …