Thursday , 15 April 2021

“Rebelohet” Tom Doshi: PS te mbaje premtimet

Deputetin socialist, Tom Doshi  po e zhgenjen mazhoranca qeverise e me saktesisht nje pjese e ministrave te majte. Tashme nepermjet shtypit te shkruar Deputeti socialist, Tom Doshi, ka mbështetur kritikat e fundit ndaj qeverisë nga ana e Ben Blushit. Ai thotë se PS duhet të mbajë premtimet e dhënë, pasi nuk është në rrugën e duhur.“Blushi ngre shqetësime reale.Populli po vuan dhe vendi ka nevojë për politika zhvillimi dhe jo kafshatë. Ekonomia nuk bëhet me klientelizëm dhe energji negative. Partia Socialiste duhet të mbajë premtimet ndaj popullit. Nuk jemi në rrugën e duhur,” tha Doshi për gazetën “Sot”.

E nderkohe në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua në selinë e PS-së, mësohet se deputeti ka kërkuar thirrjen e një takimi me kryeministrin për të folur për ministrat pa performancë. madje ka shprehur pakënaqësinë sepse ministrat nuk i ngrenë telefonin deputetëve ndërsa këta të fundit përdoren vetëm për fushatë elektorale. “Ministrat nuk i hapin telefonin deputetëve. ..Deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale. Të kërkohet largimi i ministrave që nuk kanë performancë të mirë” mësohet të ketë kërkuar deputeti Doshi në mbledhje, citojnë burimet brenda grupit PS për televizionin Rozafa. Vetë Rama nuk ka qenë i pranishëm dhe mbledhja është drejtuar nga kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi.

Lexoni dhe kete

MEDIU: RAMA DO QË SHQIPTARËT TË LARGOHEN NGA SHQIPËRIA

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë. Mediu …