Sunday , 21 January 2018

REFORMA ADMINISTRATIVE SHPENZIMET ME TE LARTA SE NE 2010

Tre vite nga nisja e zbatimit, Reforma Territoriale ka humbur funksionin e saj për të kursyer shpenzimet e personelit. Të dhënat për ecurinë e buxheteve bashkiake, publikuar nga financatvendore.al, tregojnë se shpenzimet për personelin arritën në fund të nëntëmujorit 2017 në 14.6 miliardë lekë më shumë se sa dyfishi i vitit 2010. Ministria e Financave në relacionin e buxhetit 2018 referon se këto shpenzime u rriten për shkak të transferimit të disa funksioneve, në arsim, bujqësi dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale pushteti lokal. Duke sqaruar këtë pjesë ministria e Financave bën me dije se, se gjatë viteve 2016-2017 për shkak të funksioneve të transferuara buxheti i bashkive është rritur me 7.6 miliardë lekë.

Nga kjo shumë rreth 500 milionë lekë kanë shkuar për mirëmbajtjen e rrugëve që tashmë është funksioni i bashkive dhe konsiderohen si investime kapitale. Duke konsideruar se e gjithë pjesa e mbetur prej 7 miliardë lekësh ka shkuar vetëm për rrogat e funksioneve të transferuar, shpenzimet për personelin janë rritur në krahasim me 2010. Në vitin 2010 kur ishin rreth 370 njësi vendore me gjithë komunat, shpenzimet për personelin ishin 7.3 miliardë lekë për periudhën 9 mujore, ndërsa në të njëjtën periudhe të 2017, duke zbritur fondin e funksioneve të transferuara shikohet se shpenzimet e personelit të vjetër bashkiak janë në rritje.

Në total bashkitë investuan rreth 20.4 miliard lekë, rreth 2.4 herë më të larta krahasuar me nivelin e regjistruar një vit më parë, sipas të dhënave nga portali i financave vendore. Fokusi kryesor i shpenzimeve kapitale të financuara nga të dy nivelet e qeverisjes mbetet infrastruktura e transportit, strehimi, urbanistika dhe ujësjellës-kanalizimet. Luhatjet e forta në nivelin e investimeve varen nga një mori faktorësh përfshirë këtu transfertat nga ministritë e linjës dhe nga FZHR, por edhe nga kuadri ligjor për prokurimin publik i cili kërkon ndjekjen e disa proceseve të cilat mund të kërkojnë një periudhë kohe edhe më të gjatë se 3-4 muaj.

Lexoni dhe kete

NISMA PER PYLLEZIMIN E TARABOSHIT NE SHKODER

Ministria e Mjedisit, Bashkia Shkoder, organizata “Eko Mendje” dhe organizata dhe institucione te tjera ne …