REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer detyrimet që kanë ndaj Ndërmarrjes së Ujësjelles-Kanalime.Gjatë kësaj periudhe janë lidhur rreth 1127 kontrata, janë vendosur 1200 matësa si dhe janë bërë akt marrëveshje me konsumatoret për shlyerjen e detyrimeve me keste.Të dhenat janë bërë publike nga Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë, Zef Maçi sipas të cilit janë prere 163 lidhje të paligjshme.

Maçi shton se aktualisht task-forca e ngritur për ujin po kalon në sitë bizneset, ku nuk kanë munguar as penalitet ligjore për abuzuesit.

Duke nisur nga muaji mars aksioni për ujin do të shtrihet tek konsumatoret familjare, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë tolerime për abuzuesit.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …