135 Bashki dhe Komuna në vend kanë nisur zyrtarisht betejen me qeverinë për ndarjen e re territoriale.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur proçedurën për miratimin e kërkesave të njësive vendore për referendum lokale kundërshtues mbi variantin qeveritar të reformës administrative.
Punimet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kaluan pa debat mes palëve, pasi sociasistët kërkuan ndërprerjen e kësaj proçedure deri në dhenien e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese mbi ankimin që ka bërë Partia Demokratike për këtë çështje.
Kjo kërkesë u rrëzua më votë nga anëtarët e Komisionit, çka solli debate mes palëve. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, miraton kërkesat e njësive vendore dhe formularin tip, që ju jep mundësinë atyre të nisin fazën për mbledhjen e firmave të domosdoshme për mbajtjen e referendumit.