“REFORMA ZGJEDHORE DUHET TË PËRMBYLLET BRENDA MAJIT”

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se mazhoranca vijon të refuzojë propozimet e opozitës. Bylykbashi i bëri thirrje mazhorancës që në mbledhjen e radhës të paraqesë qëndrimet konkrete, pasi sipas tij, brenda muajit maj duhet të përmbyllet Reforma Zgjedhore.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili, tha se nëse maxhoranca nuk përfshin opozitën në miratimin e reformës zgjedhore, ajo do të jetë nul.

Sipas Vasilit, miratimi i kësaj reforme vetëm nga PS-ja do të thellonte akoma më shumë krizën politike, por dhe sociale në vend.

Lexoni dhe kete

BASHA: RAMAVIRUSI KA FRIKË NGA ZGJEDHJET E LIRA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira. …