Breaking News

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON META

Në një dalje për mediat, presidenti Ilir Meta, u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Ai bëri me dije se do të miratonte ndryshimet e kodit zgjedhor dhe se mezi priste përmbylljen e tyre në Këshillin Politik.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor jam i kënaqur, po ndjek zhvillimet. Ka përparime dhe mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen nga BE në radhë të parë por edhe partnerët e tjerë.

Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë nga Shqipëria dhe Tirana për qytetarët dhe për partnerët pavarëesisht se s’do të jetë i pamjaftueshëm” – tha Meta.

Lexoni dhe kete

LULZIM BASHA, TAKIME ME BIZNESE NË ZONËN E VELIPOJËS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me biznese në zonën e Velipojës. …