REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do zhytet në varfëri, Presidenti Ilir Meta dha edhe një mesazh politik. Këtë të dielë, ku është afati e fundit që kanë palët politike për të vulosur ndryshimin e sistemit zgjedhor, Presidenti i fton të mos kenë frikë dhe të mbajnë premtimin për konsensus.

“Sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.
Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.” – shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË PARLAMENT, REAGON LULZIM BASHA

Në një deklaratë për mediat pas votimit të ndyshimeve kushtetuese, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh …