Wednesday , 22 January 2020
Breaking News

REFORMA ZGJEDHORE, TË GJITHA PALËT POLITIKE NË NJË TRYEZË

Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, proçesi i diskutimit për reformën zgjedhore është zhvendosur jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike. Dy përfaqësuesit e mandatuar të opozitës së bashkuar, ish-deputetët Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD, u ulën në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi në selinë blu aleatët për reformën zgjedhore.

Shefi i opozitës tha se zgjidhja për krizën politike vjen vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Tryeza e përbashkët u organizua rreth orës 13:00.

Lexoni dhe kete

NISHANI: SHQIPERIA KA HUMBUR BESIMIN TEK INSTITUCIONET

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehet se krijimi i SPAK dhe BKH ka qenë vazhimisht …